Josa dhe Dallku, optimistë për ndeshjen ndaj Folas

18 korrik 2018 | 19:20

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa dhe kapiteni Armend Dallku janë shfaqur optimist në konferencën për medie para ndeshjes kthyese ndaj Fola Esch, e cila zhvillohet nesër në stadiumin “Adem Jashari.

Josa dhe Dallku kanë kërkuar që skuadra të jetë e përqendruar në maksimum, pasi kundërshtari ka përvojë ndërkombëtare dhe mund të jetë i rrezikshëm në çdo rast.

Ndeshjen Prishtina-Fola do ta drejtojnë katërshja e gjyqtarëve nga Zvicra të prirë nga Urs Schnyder, Jan Kobeli, Efe Kurnazca dhe Alain Bieri. Ndërsa delegat i ndeshjes është danezi, Steen Michael Dahrup.  Prishtina nëse arrin të kualifikohet për fazën tjetër, atëherë do të luajë ndaj skuadrës belge, Genk.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prezantimin e tij në krye të skuadrës së re…