Joseph: Vizita e Escobarit dhe Lajçakut, mesazh për partneritetin midis BE-së dhe SHBA-së

05 shkurt 2022 | 11:57

Vizita e përbashkët e diplomatëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd ishte e dizajnuar që të tregonte se Uashingtoni dhe Brukseli po punojnë në partneritet të ngushtë dhe se nuk ka hapësirë midis tyre që ndonjëra palë të mund ta përdorë, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave vizituan Prishtinën dhe Beogradin.

Profesori Joseph tha se kjo vizitë e përbashkët ishte një përpjekje e qartë për të nxitur rinisjen e dialogut, që ka ngecur pas një sërë ngjarjesh të diskutueshme që ndodhën në vjeshtë.

“Ajo që SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund të arrijnë në dialog – në formën siç është i strukturuar aktualisht – është ajo që i duhet Serbisë, Kosovës dhe rajonit: zgjidhja e mosmarrëveshjeve”, tha Joseph.

Gjatë vizitës së tyre, Escobar dhe Lajçak u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar rundin e fundit të dialogut në nivel të lartë politik në korrik të vitit 2021, por ky takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk prodhoi asnjë rezultat konkret.

Intervista e plotë në këtë linkhttps://www.evropaelire.org/a/edward-joseph-zgjidhja-midis-kosoves-dhe-serbise-/31687789.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022 nga klinikat…