Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

26 shtator 2022 | 15:01

Anthony Joshua këmbëngul se ai do të nënshkruajë kontratën për të luftuar me Tyson Fury në dhjetor. Rivalët e peshave të rënda kanë negociuar për përplasjen tash e disa javë me “Gypsy King” duke u zotuar të largohet nga marrëveshja nëse AJ nuk nënshkruan deri të hënën.

Por, promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn këmbëngul se asgjë nuk do të finalizohet sot (e hënë) pasi ka ende çështje për të zgjidhur. Pika kryesore e pengesës është marrëveshja e transmetimit me Furyn të lidhur me BT Sport dhe Joshua me DAZN, por transmetuesit kanë planifikuar të takohen sot me ekipin e Joshuas që tashmë ka pranuar verbalisht ofertën e Furyt për një ndarje 60-40 të fitimeve.

Dhe në një video të postuar në rrjetet sociale, Joshua ka thënë: “Kam nënshkruar kontrata prej vitesh. Nuk është në duart e mia, është me ekipin ligjor, prandaj punësoni avokatë. Ju e dini historinë e boksit. sigurohuni që t’i keni kushtet tuaja ligjore siç duhet”.

“Kjo është arsyeja pse ju keni menaxhim të mirë dhe avokatë të mirë. Sigurisht që unë do të nënshkruaj kontratën”. Joshua kishte shpresuar ta shtynte luftën deri një javë para Krishtlindjeve, por në fund pranoi datën e preferuar të Furyt më 3 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari 70 vjeçar që në muajin gusht i shpëtoi vdekjes…