Joshua mposhtet nga boksieri ukrainas

26 shtator 2021 | 00:16

Oleksandr Usyk ka shënuar një nga befasitë më të këndshme në boks, duke fituar titujt e unifikuar botërorë IBF, WBO dhe WBA, pasi mposhti me pikë pas 12 rundeve tashmë ish-kampionin

Anthony Joshua në kategorinë e peshave të rënda.

Joshua ishte favorit por nuk ia doli duke pësuar kështu humbje dhe duke i dëshpëruar tifozët e vetë pasi meçi u mbajtë në Londër.

Boksieri ukrainas e nisi furishëm meçin dhe fitoi tri rundet e para, më pas Joshua u këndell dhe ishte më i mirë në rundin e katërt dhe të pestë.

Por nga rundi i shtatë, Usyku dominoi meçin dhe fituesi në fund nuk ishte i diskutueshëm, pasi 34-vjeçari fitoi me shumicën e pikëve nga gjyqtarët. Për Joshuan, kjo është humbja e dytë në karrierë profesioniste, ndërkaq numëron edhe 24 fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin…