Juan Mata mund të transferohet te Leedsi

17 korrik 2022 | 13:57

Juan Mata mund të jetë lojtari më i ri i Leeds United.

Mata është një lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Manchester United.

Spanjolli është duke shqyrtuar destinacionin e tij të radhës.

Sipas “AS”, Mata mund të transferohet te Leedsi.

Ekipi anglez kanë shfaqur interesim serioz për 34-vjeçarin.

Të interesuar për Matan janë edhe disa ekipe nga La Liga.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij në lidhje me të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë,…