Jupa: Përkrahja e prodhuesve vendor, prioritet i MTI-së dhe i imi

13 janar 2019 | 19:45

Zëvendësministri i Tregtisë, Bekim Jupa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se prioritet i ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por dhe i tij personal është përkrahja e prodhuesve vendor.

Postimi i plotë i zv/ministrit Jupa:

Përkrahja e prodhueseve vendor ka qenë dhe mbetet prioritet kryesor i imi si zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës. 

Jam shumë i kënaqur kur po shoh çdo ditë se kompanitë prodhuese po hapin vende të reja pune, gjithnjë e më shumë po rrisin praninë e tyre në tregun vendor, e disa edhe eksportin e kanë dyfishuar. 

Taksa e vendosur prej 100 % për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjë dhe Hercegovinës po jep rezultatet konkrete. 

Për një muaj rezultatet janë të dukshme por situata pas 12 muajsh do të jetë krejtësisht ndryshe, tregu do të mbulohet krejtësisht me prodhime “Made in Kosova”. 

Këtë e kemi synuar dhe këtë do ta arrijmë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham-Manchester United ishte kryendeshja e javës së sotme në kampionatin…