Juve dhe Barça, në garë për Willianin  

03 tetor 2019 | 11:41

Juventusi është një nga ato klube të cilat në vitet e fundit ka bërë disa afrime me parametra zero. Dhe duket se bardhezinjtë do të vazhdojnë këtë traditë edhe gjatë merkatove vijuese.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Juventusi i ka hedhur sytë yllit të Chelseat, brazilianit Willian, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme.

Por, “Zonja e Vjetër” nuk do të jetë e vetme në garë për t’i marrë shërbimet e brazilianit, pasi është edhe Barcelona në lojë që ka kohë që po e ndjek lojtarin. Pritet me interes se ku pritet ta vazhdojë karrierën ylli i Chelseat, i cili ka fituar jo pak në Angli me “Blutë e Londrës”. Kujtojmë që Willian është pjesë e Chelseat që në gushtin e vitit 2013, kur la Anzhin dhe shkoi në Londër për 35 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije…