Juve dhe Barça planifikojnë shkëmbim lojtarësh

25 gusht 2022 | 10:45

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku sipas “Fichajes” Juventusi dhe Barcelona po planifikojnë shkëmbim lojtarësh gjatë ditëve të fundit të kësaj merkatoje.

Pas shkëmbimit të Arthur Melo dhe Miralem Pjaniq, tashmë një tjetër marrëveshje është afër. Bëhet fjalë për Jordi Alba dhe Alex Sandros.

Katalanasit i kanë ofruar “Zonjës së Vjetër” kartonin e Jordi Albas, teksa kanë kërkuar Alex Sandron.

Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim, pasi që drejtuesit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit brazilian, teksa pritet të mësojmë nëse mes klubet do të realizojnë këtë shkëmbim apo do të mbeten thjeshtë zëra merkato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë rreth orës 23:40, në Stacionin Policor në Skenderaj është…