Juve mezi e mposhti Genoan

30 tetor 2019 | 23:39

Një penallti në sekondat e fundit të kohës shtesë, e shndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo, i dha fitoren Juventusit, që rikthehet të marrë kryesimin me 26 pikë të grumbulluara në 10 javë, duke parakaluar Interin që ka 25 pikë.

E transformuar totalisht nga Thiago Motta, Genoa zhvilloi një ndeshje spektakolare në “Allianz Stadium” dhe pasi e pa veten në disavantazh me golin e Bonuccit, arriti të barazojë po në pjesën e parë me anë të Kouame.

Në fillim të pjesës së dytë kuqeblutë mbetën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Cassatës, ndërsa loja u zhvillua thuajse tërë kohën në gjysmëfushën e tyre, por portieri Radu dhe mbrojtja ishin thuajse gjithmonë në lartësinë e detyrës.

Në minutën e 87’ forcat në fushë u baraspeshuan, pasi edhe Rabiot u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në minutat shtesë ishte Sanabria që ndali me faull brenda zonës, Cristiano Ronaldon, i cili po vetë shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë.

Fitore bindëse morën edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Lazio që mposhti 4-0 Torinon në “Olimpico” dhe Roma që triumfoi 0-4 në Friuli ndaj Udineses, ndonëse luajti për më tepër se 60 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Fazios.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka shkatërruar 5:0 Leganesin, duke e vazhduar…