Juve nuk e “harron” Pogban 

04 shkurt 2019 | 11:30

Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

25-vjeçari francez gëzoi kohë të arta dhe të mbushura me trofe te “Bianconerët” më parë, duke fituar katër tituj të Serisë A në mesin e shumë trofeve të tjerë midis viteve 2012 dhe 2016.

Mediumi britanik “The Express” raporton se, pavarësisht prej rizbulimit të formës së tij më të mirë nën drejtimin e Solskjaerit, Juventusi do të përpiqet ta nënshkruajë atë përsëri këtë verë. Çmimi i mesfushorit vazhdon të mbetet ende mbi 100 milionë euro, ndërsa vazhdon të pëlqehet edhe nga Real Madridi dhe Barcelona.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e të akuzuarve Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti…