Juve pranon ofertën, De Ligt kalon te Bayerni

18 korrik 2022 | 11:31

Matthijs de Ligt do të jetë një futbollist i Bayernit në sezonin e ri. Gazetari i “Bild”, Christian Falk raporton e Juventusi së fundmi ka pranuar ofertën e klubit “bavarez”.

Bëhet fjalë për shifrën e 70 milionë eurove, plus 10 milionë euro që do të vijnë në formë bonusesh. Bayerni ndërkohë ka përgatitur një kontratë deri në vitin 2027 për De Ligt, ndërkohë që në orët në vijim pritet të ketë dhe zhvillime të reja.

“Bardhezinjtë” tashmë duhet të mendojnë për pasuesin e tij, teksa opsionet janë Bremer, Milenkoviq dhe Pau Torres.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As piktor, as basketbollist. Pas përfundimit të karrierës politike kryeministrin…