Juventus refuzon ofertën e gjigantit londinez për yllin e ekipit
15 shtator 2025
| 13:30
Juventus ka refuzuar një ofertë të majme prej 70 milionë eurosh nga Chelsea për sulmuesin e talentuar turk, Kenan Yildiz, raportojnë mediumet e shumta italiane.
Klubi londinez ka bërë një përpjekje konkrete për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, por “Zonja e Vjetër” e ka hedhur poshtë menjëherë propozimin.
Gjigantët e Torinos e konsiderojnë Yildizin një pjesë të pandashme të projektit të tyre afatgjatë dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga një prej talenteve më premtues të futbollit evropian.



