Juventusi fiton pa Ronaldon, Unitedi mposhti Young Boysat  

19 shtator 2018 | 22:58

Dy penallti të shënuara nga Miralem Pjaniq i ka dhënë Juventus fillimin e ëndërruar në Champions League, me fitoren 2-0 në “Mestalla” kundër Valencia, edhe pse luajti me një futbollist më pak për një orë lojë.

Kjo është hera e parë në historinë e Champions League që Juventus fiton me dy penallti në transfertë. Ndeshja pati një surprizë të madhe 15 minuta para fundit të pjesës së parë.

Cristiano Ronaldo e ka mbylli pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus. Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.

Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia. Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta. Edhe pse me një lojtar më pak, Juventus e gjeti dy herë golin, të dyja raste me penallti të merituara, që konfirmon se është pretendente për të fitore trofeun, raporton “Telesport”.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, një tjetër “gjigant” europian, Manchester United e ka nisur Champions League me këmbën e duhur. United fitoi 3-0 në fushën e Young Boys.

Fitorja e “djajve” u ndërtua me dy gola në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, të dy të shënuar nga Paul Pogba, i dyti me penallti.

Të besuarit e Jose Mourinho kompletuan tripletën, që i ngjit në vendin e parë të grupit me golin e Anthony Martial, në minutën e 66-të, me asist të Paul Pogba.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të mërkurë, i ftuar në studion e “Opionin”, në…