Juventusi në krizë rezultatesh, Allegri nuk shkarkohet

19 shtator 2022 | 15:23

Juventusi ka vazhduar me formën jo të mirë, teksa ka humbur edhe nga Monza me rezultat 1-0. “Zonja e Vjetër” po ka vështirësi të mëdha të gjej formën e duhur dhe ka rezultate zhgënjyese edhe në Ligën e Kampionëve. Drejtori sportiv, Maurizio Arrivabene e ka mohuar se trajneri Massimiliano Allegri do të shkarkohet.

“Të ndryshojmë tani drejtim teknik të skuadrës do të ishte një çmenduri. Sot për sot problemet duhen parë në tërësi. Kemi dalë nga disa vite të vështira, që kanë rënduar, jo vetëm në futboll. Të bësh gjyqe popullore nuk ndihmon një klub si Juventusi. Max nuk ka vetëm një kontratë, por një program për ta zhvilluar në katër vite. Ashtu siç kam edhe unë një program”, ka thënë Arrivabene.

“Nëse duhet të gjendet një fajtor, atëherë ai jam unë. Sepse administratori i deleguar është në krye të klubit dhe më takon mua e gjithë përgjegjësia. Duhet përulësi, qartësi dhe vendosmëri. Kemi probleme, por nuk zgjidhen duke akuzuar vetëm një person. Duhet të punojmë së bashku dhe të shohim përpara”, ka deklaruar Arrivabene.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i informuar nga…