Juventusi tri gola për tri pikë ndaj Spezias

02 mars 2021 | 22:44

Juventus kthehet në rrugën e fitoreve në Seria A. Skuadra e Andrea Pirlos mori një sukses të merituar 3-0 në “Allianz Stadium” ndaj Spezias. Ishte një sfidë aspak e thjeshtë për skuadrën torineze që vuan shumë në minutat e para. Në 15 minutat e fundit të fraksionit të parë bardhezinjtë dominojnë në fushë duke krijuar disa mundësi shënimi, ndërkohë që Ronaldo ndalet nga shtylla.

Pjesa e dytë nisi po me diktatin e skuadrës së Pirlos. Në minutën e 62-të, dy futbollistët e sapo hedhur në fushë, Bernandeschi dhe Morata konkretizojnë aksionin me gol. Sulmuesi spanjoll nuk fal brenda zonës me të majtën. 8 minuta më pas Chiesa brenda zonë godet fillimisht me të majtën, duke u ndalur nga portieri, por më pas arrin të shënojë me të djathtën.

1 minuta nga fundi i kohës së rregullt, do të kishte kohë edhe për një gol të Cristiano Ronaldos, i cili konkretizoi më së miri një kundërsulm. Ky është goli i 20-të në këtë sezon për portugezin, që është golashënuesi më i mirë i Seria A, me dy gola më shumë se Lukaku. Në fundin e shtesës Szczęsny pret një penallti ndaj Garabinov. Juventus me këtë fitore mbetet në vendin e tretë me 49 pikë, 3 më pak se Milan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një…