Ka filluar rregullimi i shkallëve të stacionit policor në Malishevë

23 shtator 2020 | 13:01

Investimet e Komunës së Malishevës, përkatësisht projektet e planifikuara nga Drejtoria e Urbanizmit, që një ndër to është edhe rregullimi i infrastrukturës së shkallëve të objektit të Stacionit Policor në Malishevë, këto punime i investigoi nga afër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Malishevës, Ahmet Morina i shoqëruar nga Komandanti i Stacionit Policor të Malishevës, Azem Krasniqi.

“Nuk do të jetë projekti i fundit për ju si institucion që jeni në shërbim të qytetarëve të Malishevës, por ne si drejtori dhe komunë do të kemi prioritet përmirësimin e kushteve të punës, që efikasiteti në punë dhe në shërbim të qytetarëve të jetë sa më cilësor”, ka thënë Morina.

Në emër të Stacionit Policor të Malishevës, komandanti, Azem Krasniqi, u tregua i gatshëm në bashkëpunim dhe mirënjohës për këtë investim të Komunës së Malishevës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Wolverhampton, që Nelson…