Semedo transferohet te Wolverhamptoni

23 shtator 2020 | 12:56

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Wolverhampton, që Nelson Semedo të transferohet në Premier Ligë.

Wolverhamptoni do të paguajë 30 milion euro për Semedo, kurse në marrëveshjen mes palëve janë përfshirë disa klauzola që Barcelonës i japin edhe 10 milion euro të tjera në formë shpërblimesh. Në vitin 2017, mbrojtësi i djathtë ishte transferuar në “Camp Nou” nga Benfica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania kineze e teknologjisë, Huawei tha se zinxhiri i saj…