Ka ndërruar jetë shefi i Zyrës së Prokurimit në QKUK

08 mars 2020 | 12:15

Sot ka ndërruar jetë shefi i Zyrës së Prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media të SHSKUK-së, ku njoftohet se i ndjeri Gazmend Rushiti do të varroset sot në orën 12:00.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e shefit të Zyrës së prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti.

Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet sot (e diele), në ora 12:00, në fshatin Rashincë të Shtimes.

SHSKUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, ka thënë sot…