Ka ndërruar jetë shkrimtari Ragip Sylaj

30 korrik 2018 | 21:44

Familjarë të zyrtarit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Ragip Sylaj, kanë njoftuar për vdekjen e tij.

I lindur më 1959 në Sllapuzhan të Suharekës, Ragip Sylaj, kishte punuar mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, pastaj gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, e më pas në të përditshmet “Bota sot” e “Zëri”.

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Ragip Sylaj është autor i 15 veprave të ndryshme letrare.

Për veprimtarinë letrare dhe publicistike ai disa herë është nderuar me çmime e mirënjohje të ndryshme.

Poezi e tregime të tij janë përfshirë në antologji të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja.

Që nga viti 2009 ai ka punuar si zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ragip Sylaj vuante nga kanceri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Francës ka miratuar një ndalesë për përdorimin e…