Kaderi kërcen “belly dance” për Lumbardhin në BBVK, ai e shikon me endje gjersa ajo bën lëvizje provokuese

11 janar 2024 | 12:14

Mbrëmë (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është organizuar “Belly Dance Night”.

Vajzat e shtëpisë janë veshur me funde dhe dekolte provokuese, për të kërcyer “belly dance” nën ritmet e këngëve orientale në shtëpi.

Bukuroshja Kaderi Kicaj dukej gjithashtu mjaft provokuese e veshur në të kaltër, gjersa ka vallëzuar para të dashurit të saj, modelit dhe ish-futbollistit Lumbardh Salihu.

Ky i fundit, dukej sikur e shikonte me plot ëndje, gjersa ajo performonte para tij me shumë pasion.

Ndërkohë, përveç banoreve femra të shtëpisë, në mbrëmjen e “Belly Dance Night” ka pasur edhe valltare profesionale të ftuara enkas për konkurrentët e BBVK 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…