Kadetët e policisë nisin trajnimin bazik

21 janar 2019 | 13:49

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka filluar të hënën trajnimi bazik i gjeneratës së 54-të, të Policisë së Kosovës.

Kolonel Milorad Corac, drejtor i Departamentit për Trajnime në Drejtorinë e Përgjithshme, si dhe instruktorët e Policisë së Kosovës në akademi iu dëshiruan mirëseardhje kadetëve të rinj dhe i inkurajuan ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.

Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Trajnimi i cili do të zgjatë deri në shtator 2019 do ta vijojnë 430 kadet të Policisë së Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është…