Kadri Veseli dhe njeriu i Trumpit hanë bashkë Burger King

01 tetor 2019 | 16:25

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, së bashku me ish-kreun e Drejtësisë së Administratës Trump, Matt Whitaker, kanë ngrënë bashkë sot Burger King në Kosovë.

Këtë e ka bërë me dije vetë Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”, duke thënë se kjo copëz e vogël e Amerikës në Kosovë është bërë një prej ndalesave me të preferuara të tij.

“Me mikun tim, Matt Whitaker, u ndalëm për të ngrënë në Burger King, që ta shijojmë ushqimin amerikan edhe te ne. Kjo copëz e vogël e Amerikës në Kosovë është bërë një prej ndalesave të mia më të preferuara! :)”, ka shkruar Veseli.

Fotografia e Kadri Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasade ShBA-së në Kosovë përmes një dekoratës për medie, ka…