Kadri Veseli: Më 14 dhjetor do ta kemi Ushtrinë e Kosovës

03 dhjetor 2018 | 15:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se më 14 dhjetor Kosova edhe zyrtarisht do ta këtë ushtrinë e saj.

Në profilin e vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar se kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit, ku seanca për votimin e ushtrisë do të mbahet më këtë datë, 14 dhjetor.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Veseli.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i filmave ka parakaluar në tepihun e kuq me…