Kadri Veseli niset drejt Hagës

05 maj 2021 | 10:51

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës.

‘Klan Kosova’ ka siguruar pamje kur ai nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Veseli ishte lejuar nga Specialja që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Video poshtë

https://youtu.be/wvk3wh4o_10

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe…