Kaka: Firmino dhe Suarez janë sulmuesit më të mirë në botë, Alisson portieri më i mirë

10 shkurt 2020 | 11:54

Legjenda e futbollit brazilian, Kaka, ka folur në lidhje me suksesin e Liverpoolit dhe për lojtarët brazilianë që janë në skuadrën kryesuese të kampionatit anglez.

Ai e shijon performancën e tyre dhe beson se do të jenë po aq të suksesshëm dhe me kombëtaren e Brazilit.

“Liverpooli po bën një sezon fantastik. Më pëlqen shumë, pasi janë në formë dhe luajnë mjaft mirë. Një futboll i bukur për t’u parë me ndryshime të shumta pozicionesh dhe skemash. Kloppi nga krahu tjetër është shumë trajner i mirë, ai nuk ka frikë nga zëvendësimet dhe deri tani i kanë dalë mirë”.

“Brazilianët e Liverpoolit kanë bërë mjaft mirë deri më tani. Jam krenar që Alissoni, Fabinho dhe Firmnho po paraqiten kaq mirë. Alissoni është portieri më i mirë në botë, Fabinho ndër mesfushorët më të mirë dhe Firminho sulmuesi më i mirë. Mendoj se ai me Suarezin janë më të mirët momentalisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur sot një aksion simbolik përballë…