Kamberi i drejtohet Vuçiqit: Koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës

27 shtator 2023 | 11:00

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se po e frikëson dhe armiqëson edhe më tutje popullin e tij me Kosovën.

Siç thotë ai, brengosja e Vuçiqit për serbët e Kosovës, nuk qëndron dhe sipas tij është koha e fundit të kthjellet nga ëndrrat kolonialiste rreth Kosovës.

“T’i vrasim 100 për 1”, është autorësi e juaja z. president [Aleksandar Vuçiq].

“Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”, ka thënë presidenti i Serbisë.

“Mjaft me patetizmin tuaj z. President. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqe sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar. Por Ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës. Ambiciet tuaja në këtë drejtim nuk janë njësoj sikurse reklamimi i çmimit të salamit (parizerit). Ato tashmë po shkaktojnë humbje në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive. Fundja, ‘Do të vrasim 100 për 1’, kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptar. Autorësia e saj ju përket juve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur sot në nëj…