Kamenica dhe KPMM-ja bashkërendojnë aktivitetet kundër operatorëve të palicencuar

12 korrik 2019 | 14:14

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Ramadan Basha, dhe përgjegjësi i Inspektoratit, Liridon Beqiri, kanë pritur të premten në takim kryeinspektorin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Fatmir Gërguri.

Në takim është diskutuar për rrjedhën e aksionit për ndërprerjen e veprimeve ilegale të operatorëve të palicencuar, i zhvilluar ditë më parë në Komunën e Kamenicës.

Një aksion i tillë është cilësuar si shumë i suksesshëm dhe se bashkërendimi në mes të Komunës së Kamenicës dhe KPMM-së do të thellohet në vazhdimësi me qëllim që të mos lejohen operime ilegale dhe të ndërpritet përgjithmonë degradimi i lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në…