Kamenica pranon 130 pako ushqimore dhe higjienike nga UNMIK-u

25 maj 2021 | 15:32

Komuna e Kamenicës ka pranuar si donacion 103 pako ushqimore dhe higjienike nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) .

Këto 103 pako do të shpërndahen tek familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Komunën e Kamenicës.

Me këtë rast, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është mirënjohës ndaj UNMIK-ut për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj komunës sonë.

“Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ka dhuruar 103 pako ushqimore e higjienike për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në komunën tonë. UNMIK-ut i jemi mirënjohës për mbështetjen e ndihmën që na e japin vazhdimisht, sidomos që nga fillimi i pandemisë”, ka thënë Kastrati.

Edhe drejtoresha e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka falënderuar UNMIK-un dhe të gjitha ata të cilët kanë ofruar ndihmë në vazhdimësi ndaj Komunës së Kamenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…