Kameruni shkarkon Seedorfin

16 korrik 2019 | 13:10

Eliminimi nga 1/8-at e Kupës së Afrikës i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Kamerunit, Clarence Seedorf. Ish-mesfushori i Milanit është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares afrikane.

Emërimi i Seedorf në krye të Kamerunit, me ndihmës holandezin tjetër, Patrick Kluivert, u konsiderua një surprizë. Ai zëvendësoi trajnerin belg, Hugo Brus, i cili e udhëhoqi Kamerun drejt lavdisë në Kupën e Afrikës në vitin 2017.

“Kam folur me presidentin në lidhje me dispozitat e kontratës, pasi ekipi ynë Kombëtar ka bërë një loje monotone, jo efikase dhe të lexueshme lehtë. Nuk kemi një lider real dhe eliminimi nga Kupa e Afrikës, ka vërtetuar paaftësinë e trajnerit tonë duke mos arritur të mbajë grupin dhe disiplinën. Kështu, arritëm në përfundimin se ai nuk është për këtë punë”, ka thënë Ministri i Sportit të Kamerunit, Narcisse Mouelle Kombia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Kosovës…