Kampionati rus rikthehet më 21 qershor

29 maj 2020 | 14:19

Në Rusi futbolli do të rinisë në datën 21 qershor dhe tifozët mund të shkojnë në stadium, edhe pse numri do të jetë i kufizuar.

Agjencia federale e shëndetit (Rospotrebnadzor) ka autorizuar mundësinë për të luajtur ndeshjet duke i dhënë mundësi stadiumeve të mbushen 10% nga kapaciteti i tyre, të paktën në fazën e parë.

Zenit Shën Pjetërburg, i pari në renditje në momentin kur u ndërpre gjithçka, mund të luajë në fushën e tij përpara thuajse 6.780 tifozëve, një e dhjeta në krahasim me atë që mund të mbajë Gazprom Arena, e ndërtuar për Botërorin 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…