Kampionët e Golden State pësojnë humbje në “Salt Lake City”

20 dhjetor 2018 | 14:25

Vijojnë ulje-ngritjet e Golden State Warriors në këtë sezon. Kampionët në fuqi të NBA nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi pësuan humbjen e 11-të në 32 takime, shumë për një skuadër që është mësuar duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme.

Në “Salt Lake City”, Golden State u dorëzua me shifrat 108-103 përballë vendasve të Utah Jazz. Curry dhe Durant ishin dy basketbollistët më të mirë në parket respektivisht me 32 dhe 30 pikë, por diferencën në këtë ndeshje e bëri loja në grup e Utah me plotë 6 lojtarë të vendasve që arritën një kuotë pikësh me dy shifra, raporton “SS”. Mori fitoren e tretë radhazi Oklahoma City Thunder, sukses që e ngjiti skuadrën e trajnerit Billy Donovan në vendin e dytë të konferencës së Perëndimit me një bilanc prej 20 fitoresh dhe 10 humbjes. Në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento King heroi i padiskutueshëm i City Thunder ishte Paul George i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer duke koleksionuar 43 pikë 7 asistime dhe 12 rebound në suksesin 132-113 të Oklahomës.

Fantastik edhe Rusell Westbrook me një tripe-double, me yllin e City Thunder që regjistroi 19 pikë, 17 asistime dhe 11 rikuperime poshtë tabelës. Një fitore me shumë peshë mori edhe Portland Trail Blazzers. Skuadra nga Oregoni mposhti në shtëpi 99-92 Memphis Grizliess, për meritë edhe të Damian Lillard, autori i 24 pikëve. Falë James Harden arriti të buzëqeshte edhe Houston Rockets që në Toyota Center kaloi me shifrat e thella 136-118 kryeqytetasit e Washington Wizards. 35 pikë realizoi i përhershmi James Harden në këtë sfidë, ndërsa miqve nuk u mjaftuan 28 pikët e Bradley Beal.

U rikthye te suksesi pas dy humbjeve radhazi Toronto Raptors, që në shtëpi tregoi dhëmbët ndaj Indiana Pacers duke fituar 99-96 në një ndeshje ku diferencën e bëri Kawhi Leonard me 28 pikë 6 asistime e 10 rebound.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur konferenca për…