Kampioni shpallet sonte në “Minatori”

18 maj 2023 | 08:30

Kampioni do të vendoset sonte në Mitrovicë.

Në palestrën “Minatori”, Trepça dhe Peja do ta luajnë finalen e pestë.

Seria e katër ndeshjeve të mëparshme është 2:2.

Ekipi mitrovicas dhe ai pejan i fituan ndeshjet si vendas.

“Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse “verdhezinjtë” fituan 107:79 dhe 87:83.

Po ashtu, sonte pritet të shpallet MVP.

Mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, 2013. Në këtë edicion mitrovicasit fituan Kupën, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.

Për të depërtuar deri në finale, Trepça kishte eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin.

Ndeshja transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
El Salvadori ka vendosur të paktën 5,000 ushtarë dhe 500…