Kampionia triumfon në Gjilan, Prishtina mposhti Vushtrrinë

24 mars 2019 | 15:41

Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Dritës në Gjilan. Ndeshja e javës së 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt), ka përfunduar me fitoren e Besës me rezultat 35:10. Pas pjesës së parë epërsia e ekipit pejan ishte 11 gola (17:6). Tetova shënoi më së shumti gola te Besa Famgas, gjithsej 8. Te Drita më efikasi ishte Misini me 5 gola. Besa Famgas është lider me 42 pikë, ndërsa Drita e katërta me 20 pikë.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja në mes të Prishtinës e Vushtrrisë. Fitore shënoi Prishtina me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë Prishtina kishte vetëm një gol epërsi, 14:13. Te Prishtina më efikasi ishte Krasniqi me 7 gola. Tetë gola për vushtrriasit i shënoi Ademi.

Prishtina është e treta me 34 pikë, ndërsa Vushtrria e gjashta me 18 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane arriti shumë si futbollist, por këtë e tregoi…