“Për çdo fëmijë të lindur, familjet do të përkrahen me nga 500 euro”

15 maj 2021 | 22:20

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka folur në lidhje me prioritet e tij e qeverisjes së tij, nëse zgjedhet kryetar i Prishtinës.

Haradinaj foli edhe për nevojat të cilat kryeqyteti i ka për shëndetësinë, për spitalin dhe qendrat e mjekësisë familjare.

Ai tha se ka folur edhe me ekspertë të shëndetësisë, QKUK duhet të mbetet aty ku është, duhet ndërtuar një qendër spitalore, për shkak se Prishtina nuk e ka një spital për vete, QKUK është për gjithë Kosovën dhe se aty duhet trajtuar rastet e rënda.

“Është e patolerueshme që Prishtina të mbetet pa spital, është e palogjikshme”.

Haradinaj foli edhe për QMF-të ku tha se ka donacione për të cilat duhet investuar në qendrat e mjekësisë familjare, sepse nuk është problem për të mirëmbajtura këto qendra.

I pyetur se a e viziton teatrin, sepse ka nevojë edhe teatri për investime, Haradinaj tha se më parë ka qenë vizitues i shpesht i teatrit por që jo edhe aq kohëve të fundit por se njeh mirë nevojat e tyre.

“Duhet ti japim të drejtën e vetëqeverisjes, duhet nxjerrë njerëz kompetent për fusha të caktuara”.

Haradinaj ka folur edhe për propozimin që e pati bërë që çdo familje t’i jipen nga 500 euro për lindjen e një fëmije.

Ai tha se ajo shumë parash nuk është e lartë, madje duke thënë se është shumë e ulët por që është e mjaftueshme për fillim, duke thënë se është interesuar dhe se ka bërë hulumtim rreth shumave që mund të jepen brenda vitit, duke u bazuar në statistikat e lindjeve të fëmijëve në vitin e kaluar.

“Nëse një komunë si Rahoveci ka arrit me dhënë nga 350 euro për çdo familje që ka lind një fëmijë, për Prishtinën 500 euro janë pak por që janë mjaftueshëm për fillim”, pohoi ai.

Më tej Haradinaj tha se duhet bërë investime edhe te varrezat e Prishtinës në lagjen Arbëria.

Ai tha se deri më sot gjithë ata që i kanë dhënë besimin janë ndjerë mirë dhe sigurt.

“Nëse më japin besimin për të parin e kryeqytetit do ndihen njësoj duke thënë se nuk është i interesuar për të bërë karrierë por të punojë në të mirën e qytetarit” tha Haradinaj në Kanal 10.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksinimi kundër Covid-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës…