Kandidati i pozitës në Maqedoni për president kërkon mbështetjen e votuesve të Blerim Rekës

22 prill 2019 | 14:13

Kandidati i mbështetur nga partitë politike në pushtet, Stevo Pendarovski, në një adresim për media ka thënë se është i kënaqur që shumica e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë votuar për të.

Pendarovski u ka bërë thirrje votuesve të kandidatit shqiptar Blerim Reka që ta mbështesin me votë më 5 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Unë e di se ju gjithashtu mbështesin vizionin tim për Maqedoninë evropiane dhe të integruar”, ka thënë ai në konferencën për media, raporton “Epoka e re”.

“Më maj 5 kemi nevojë për pjesëmarrje maksimale në zgjedhje dhe mbështetje për konceptin që çon këtë vend përpara”, ka deklaruar Pendarovski.

Dallimi i ngushtë i votave në zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut, prej më pak se një për qind, përkatësisht vetëm 4 mijë e 500 vota në mes dy kandidatëve që janë futur në balotazh, Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska Davkovës, i ka shtyrë ata që në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultateve, të futen në gjah për votat e shqiptarëve që votuan për kandidatin Blerim Reka, vota këto të cilat do të jenë vendimtare për përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale më 5 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Tokës, kryeministri Ramush Haradinaj ka…