Kandidati për anëtar në Gjykatën Kushtetuese ‘ngel’ në vetting

18 korrik 2019 | 11:05

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj. Prej më shumë se një viti, Mustafaj ishte në pritje për tu bërë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj ka kërkuar ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë është rrëzuar. Pas vendimit të KPK-së ai është shprehur se vendimin do ta ankimojë në instancat më të larta.

“Ilir Mustafaj është një gjyqtar me 23 vite karrierë në sistemin e drejtësisë dhe jam i vetmi që mbaj titullin profesor doktor në sistemin e drejtësisë. Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Ilir Mustafaj do e ankimojë këtë vendimi në instancat më të larta dhe jam i bindur që do vendosin pro tij. Sot ka humbur vendi, ka humbur Gjykata Kushtetuese, e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional, të karrierës dhe një profesor të së drejtës”

“Kam mbështetur fort reformën në drejtësi, institucionin e vettingut dhe gjithçka që është bërë në të mirë të reformës së drejtësisë. Sot kundërshtoj fort vendimin e Komisionit që është marrë në kundërshtim me provat që janë administruar, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, ka thënë Musafaj pasi është njoftuar me vendimin KPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e popullaritetit “FaceApp”, një aplikacion i telefonave të mençur…