Kane: Do të bëjmë gjithçka për të luajtur në ‘Wembley’

18 prill 2024 | 11:37

Sulmuesi Harry Kane ka thënë se për të luajtur një finale në “Wembley” është një ëndërr dhe se Bayern Munchen do të jap gjithçka për të realizuar këtë ëndërr.

“Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, pak edhe e çmendur. Objektivi i vetëm ka mbetur Liga e Kampionëve, kjo të jep një ndjesi speciale. Për mua kjo sfidë kishte shumë kuptime, në një kohë kur kam luajtur për shumë vite me Tottenham. Çfarë do të thotë një finale në ‘Wembley’? Do të ishte një rrugëtim i shkëlqyer, por tani duhet të mendojmë për gjysmëfinalen. Do të ishte një ëndërr për mua të luaja në ‘Wembley’, do të bëj gjithçka për ta realizuar këtë ëndrrën”, u shpreh Kane. Bayerni e mposhti Arsenalin në çerekfinale, kurse në gjysmëfinale do të përballet me Real Madridin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…