Kante mund të përfundojë në La Liga

06 shkurt 2023 | 16:41

N’Golo Kante është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsean.

“Blues” nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë atij kontratën, prandaj edhe përfaqësuesi francez do të jetë lojtar i lirë gjatë verës që po vjen.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” ka raportuar se mesfushori shkatërrues mund të përfundojë në La Liga.

Më saktësisht, ish-futbollisti i Leicester Cityt mund të përfundojë në Atletico Madrid.

31-vjeçari mund të përfundojë tek “Los Colchoneros” si lojtar i lirë, por nuk përjashtohet mundësia që ta vazhdojë karrierën në Angli në një klub tjetër, apo të rikthehet në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për media ka raportuar se kanë pranuar një kërcënim…