Kanye West dhe partnerja e tij përfshihen në një debat të ashpër!

15 dhjetor 2023 | 11:05

Bianca Censori raportohet se i ka dhënë një ultimatum bashkëshortit të saj, Kanye West gjatë një zënke të madhe mes tyre.

Bianca Censori raportohet se i ka dhënë një ultimatum bashkëshortit të saj, Kanye West gjatë një zënke të madhe mes tyre. Sipas burimeve, Censori i ka kërkuar reperit që të ndalojë së trajtuari atë si një memece ose ndryshe rrezikon që ta humbasë.

DailyMail.com më parë raportoi se çifti kishte debatuar gjatë udhëtimit të saj në Australi për herë të parë, që kur ata u martuan fshehurazi dhjetorin e kaluar.

Së fundmi, burimet pretendojnë se i gjithi sherri nisi pasi reperi 46-vjecar kishte frikë e po humbiste kontrollin mbi imazhin dhe sjelljen e saj.

Ky argument mendohet se ka ndodhur më 25 Nëntor, një natë para se Kanye të performonte këngën e tij të re, “Vultures”, përkrah Lil Durk dhe Ty Dolla $ign në Dubai, ku Bianca është fotografuar duke qeshur dhe e veshur me një fund dhe një bluzë të shkurtër.

“Argumenti shpërtheu natën që ajo doli me reperin, ku ishte veshur normal dhe ishte duke pire si edhe duke flirtuar”, ka thënë një burim i brendshëm për “DailyMail”.

“Kanye nuk e pëlqeu aspak këtë gjë pasi mendoi se nuk e kishte më nën kontroll. Ajo përflitet se i ka thënë atij se ishte lodhur nga të qënurit një memece dhe se ajo nuk është muza e tij, sikurse ishte ish bashkëshortja e tij Kim Kardashian”, shton burimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fifi është shprehur se Juliana po tregohet e padrejtë dhe…