Kanye West shpallet personi me ngjyrë më i pasur në historinë e Amerikës

18 mars 2021 | 11:34

Reperi me famë botërore, Kanye West, është zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian ka fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.

Sipas “Bloomberg”, West tashmë ka një pasuri që ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë. Kujtojmë se vitin e kaluar, reperi i famshëm u bë një miliarderi i certifikuar me ndihmën e markës së tij të suksesshme të veshjeve dhe atleteve, Yeezy dhe kontratës së re shumëvjeçare me Gap.

“Business of Fashion” shkruan se marka Yeezy vlerësohet në  3.2 miliardë dollarë deri në 4.7 miliardë dollarë. Një bilanc i pa audituar i financave të West ka zbuluar gjithashtu se reperi ka 122 milionë dollarë në para dhe stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë me…