Kapen 20 emigrantë afganë në Vlorë, kishin paguar nga 700 euro

28 shkurt 2020 | 14:48

20 emigrantë afganë janë kapur nga Policia e Vlorës në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të Novoselës.

Mes emigrantëve kishte gra dhe fëmijë. Nga komunikimi paraprak me policinë, emigrantët janë shprehur se i kishin marrë dy persona me makinë nga një zonë ruralë në Kakavijë, me premtimin për t’i transportuar në Shkodër.

Ata janë shprehur se kishin paguar 700 euro për person. Por, me sa duket, organizatorët e këtij rasti trafiku i kanë braktisur në afërsi të Novoselës duke u thënë që kishin arritur në hyrje të Shkodrës.

Pothuajse çdo ditë policia shqiptare godet raste të tentativave të trafikut të klandestinëve nga vende të Lindjes së Mesme, që përdorin territorin shqiptar si tranzit për në vendet e BE-së./A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin…