Kapen tre AK47 gjatë tentimit kontrabandimit

05 tetor 2020 | 12:12

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre (3)  AK-47 të çmontuar.

 “Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47. Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është anuluar miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte planifikuar të luhet më…