Anulohet ndeshja Armeni -Shqipëri

05 tetor 2020 | 11:54

Është anuluar miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte planifikuar të luhet më datën 7 tetor në Jerevan, kryeqytetin e Armenisë.

Zyra e shtypit në FShF-së ka bërë me dije se kjo miqësore u anulua për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Sipas FShF-së, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi, ka pritur…