Kapësit e gjarpërinjve tentojnë ta shpëtojnë pitonin e rrezikshëm (Video)

17 shtator 2019 | 10:51

Një ekip i përbërë nga kapësit e gjarpërinjve kanë shpëtuar një gjarpër të llojit piton, femër së bashku me vezët e saj. Pamjet e momentit të shpëtimit janë publikuar në faqen zyrtare të “Daily Mail” në “Facebook”.

Megjithatë, gjarpri 4-metërsh vazhdon t’i mbrojë me ngulm më shumë se 40 vezët e saj, duke mos i lënë që ekipi shpëtues të afrohet.

Pavarësisht prej peripecive të shumta dhe detyrës së rrezikshme me të cilën kanë ngarkuar vetën kapësit e gjarpërinjve, ata arrijnë ta largojnë nga strofulli gjarprin dhe ta ndajnë nga vezët.

Gjarpërinjtë janë ndryshe nga gjitarët e tjerë për sa i përket lidhshmërisë ndaj të vegjëlve ngaqë nuk ndiejnë ndonjë lidhje emocionale me ta.

Angry python rescued and separated from her eggs

This angry FOUR-meter snake doesn't want to be rescued ?? via ViralHog

Gepostet von Daily Mail Video am Montag, 16. September 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një peshkatar i ri në moshë është tronditur kur ka…