Kapiteni i Vëllaznimit transferohet te Feronikeli

05 janar 2018 | 21:34

Kapiteni i KF Vëllaznimi, Albutrint Morina i është bashkuar të premten pasdite skuadrës së Feronikelit.
Lajmin për largimin nga skuadra kuqezi dhe transferimin në skuadrën nga Drenasi e ka konfirmuar vetë Morina nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Nga sot zyrtarisht jam pjesë e KF Feronikeli. Dua të falënderoj përzemërsisht gjithë qytetin, KF Vëllaznimi, tifozët ‘Kuqezinjtë e Jakoves’, kryesinë e klubit dhe të gjithë bashkëlojtarët për bashkëpunimin ku pas 10 viteve me duhet të filloj një aventurë të re në një klub tjetër. Ka qenë privilegj i jashtëzakonshëm të bartë fanellën e Vëllaznimit”, ka thënë Morina, i cili i ka uruar në të ardhmen të gjitha të mirat skuadrës gjakovare.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të filluar fazën përgatitore të dimrit, Llapi ka prezantuar…