Kapllani: Cikalleshi lider, Manaj po e fiton Kombëtaren me dhunë

12 mars 2024 | 13:41

Edmond Kapllani ka analizuar formën e sulmuesve kuqezi, të cilët po shfaqin formë vërtet impresionuese në ekipet respektive.

Sipas tij, Cikalleshi mbetet lider i padiskutueshëm, ndërsa Manaj po e kërkon me dhunë grumbullimin.

“Kjo është gjë e mirë (forma e sulmuesve), sepse po flitet shumë se po ia bëjnë të vështirë trajnerit. Kjo është gjë e mirë. Po them dy fjalë për Cikalleshin, sepse kam luajtur me të. Është bërë lider në Kombëtare, ka shënuar në ndeshjet e fundit. Po shtoj si alternativë edhe Rey Manajn, që sikur dëshiron ta marrë me dhunë vendin. I përshtatet besoj Sylvinhos, luan me shpinë, shënon… Uzuni ka pasur formë shumë të mire dy vitet e fundit, por në Kombëtare i ka munguar goli. Po të kishte shënuar një gol në ndeshjet e para, do të kishte qenë në formacion. Ernest Muçi është talent në rritje. Do të shohim gjëra të bukura nga ai”, ka thënë Kapllani për “Supersport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniel Serwer, specialist në fushën për menaxhimin e konfliktit dhe…