Kapra vazhdon me Ballkanin

11 qershor 2023 | 20:55

Albin Kapra ka nënshkruar kontratë të re me FC Ballkanin. 23-vjeçari do të jetë i lidhur me klubin nga Suhareka deri në verën e vitit 2026. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kampion i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

“Albin Kapra vazhdon me kampionët. Edhe për tri vite të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e FC Ballkanit. Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026. Klubi i uron Albinit edhe shumë suksese të përbashkëta në arritjen e synimeve tona”, thuhet në njoftimin e FC Ballkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në paradën…