Karburantet, asnjë cent më lirë se dje

05 korrik 2022 | 08:52

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Republikës së Kosovës ka publikuar sot çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e martë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i gazit 0.78 euro, i benzinës 1.76 euro, shkruan “Epoka e re”.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë të vlefshme për 24 orë.

MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve e Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkonte që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitjeje të armatosur…