Grabitje në Prizren, vidhen 3 000 euro në pompën e derivateve

05 korrik 2022 | 08:47

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitjeje të armatosur në një pompë të derivateve në Piranë të Prizrenit. Sipas raportit të policisë, në të janë vjedhur 3 000 euro.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR/ Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë është dërguar pa shenja të jetës nga prindërit…