Erdhën për pushime në Kosovë, vajza dërgohet pa shenja jete në spital

05 korrik 2022 | 08:44

Një vajzë është dërguar pa shenja të jetës nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës.

Sipas prindërve të viktimës, vajza kishte pasur probleme me frymëmarrje. Ata kishin ardhur nga Norvegjia për vizitë në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/ Spitali Rajonal, Pejë 04.07.2022 – 19:06. Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbi vendin tonë, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të mbajë…